Pagëzohet princesha Charlotte, ja detajet që ranë në sy

Showbiz

princesha-charlote-655x354Familja më e famshme në botë ka pagëzuar princeshën Charlotte në një ceremoni private në Sandringham.

Ceremonia u zhvillua në kishën e Shën Marisë Magdalenë dhe kishte vetëm 21 të ftuar, duke mos përfshirë Princ Harin që gjendet në një udhëtim tremujor për bamirësi në Afrikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Princesha Charlotte u pagëzua me ujin e lumit Jordan, ku mendohet se me të njëjtin është pagëzuar edhe Jezusi.

Shumë njerëz ishin mbledhur për të qenë dëshmitarë të këtij momenti, ndërsa shumica prej tyre kishin ngritur kampe për të zënë vendet më të mira që një natë më parë.

William, Kate dhe trashgimtarët e  George dhe Charlotte u fotografuan  së bashku për herë parë në këtë ceremoni private familjare.

Vajza 2-muajshe ishte vendosur në një karrocë që shtyhej nga Dukesha e Kembrixhit. E njëjta karrocë është përdorur edhe nga Mbretëresha për të dy fëmijët e saj.

Ndërkohë një tjetër detaji që ra në sy ishte edhe veshja e princit George e cila ishte e njëjtë me veshjen e babait të tij 31 vite më parë për lindjen e vëllait të tij Princit Harry.

ME TE LEXUARAT