Opozita braktis Komisionin për Reformën në Drejtësi

Politikë

ref drejtKomisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka miratuar vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës strategjinë  dhe planin e veprimit të reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Mbledhja është shoqëruar me debate dhe deputetët e opozitës e braktisën atë, me pretendimin se u thye kosnensusi për gjithëpërfshirje dhe transparencë.

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, komentoi largimin e opozitës duke shprehur se kjo nuk ishte një seancë dëgjimore me grupin e ekspertëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas vendimeve të marra në mbledhjen e sotme, Komisioni do të nisë nga puna për hartimin e drafteve ligjore që do të prekin veprimtarinë dhe funksionimin e çdo institucioni të drejtësisë në vend.

Pritet që mazhoranca të prezantojë një sërë projektligjesh, të cilat më pas do të shqyrtohen nga Komisioni i cili do të jetë në konsultë të vazhdueshme, jo vetëm me ekspertët vendas, por edhe ata të huaj. Nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme. Ajo iu bashkua këtij Komisioni pasi mazhoranca pranoi që të ketë anëtarë të barabartë. Klan

ME TE LEXUARAT