Nishani uron Presidentin Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë

Politikë

nishaniMe rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. I nderuar Zoti President,

Kremtimi i 4 Korrikut, përvjetorit të 239-të të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet me të mira e të sinqerta për Ju dhe popullin mik amerikan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ditë e veçantë për vendin tuaj më jep gjithashtu mundësinë që, në emër edhe të të gjithë qytetarëve shqiptarëve të rishpreh mirënjohjen më të thellë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për pavarësinë, mbështetjen e proceseve demokratike dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë edhe ndihmën e madhe që Shtetet e Bashkuara dhanë për fitimin e pavarësisë së Kosovës, duke i bërë qytetarët e saj të ndihen të lirë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor të çlirohet nga konfliktet etnike. Falë mbështetjes thelbësore të Shteteve të Bashkuara, Shqipëria përmbushi kriteret dhe standardet e nevojshme dhe që prej disa viteve është anëtare e NATO-s, duke u rreshtuar me krenari përkrah SHBA-ve dhe vendeve të tjera të Aleancës.

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mbeten të një rëndësie parësore dhe strategjike për vendin tim dhe për këtë arsye sot jemi më të vendosur se kurrë për t’u rreshtuar krah jush në përballimin e luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ISIL-it.

Me besimin e palëkundur se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej dhe do të njohin zhvillime pozitive në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”

ME TE LEXUARAT