Nishani: U informova nga Guvernatori për rreziqet e krizës greke

Aktualitet

pres guverPresidenti i Republikës Bujar Nishani zhvilloi një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me situatën bankare dhe krizën financiare pas referendumit në Greqi.  Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit kërkoi nga Guvernatori Sejko të informohej imtësisht rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit tonë bankar dhe se cili mund të jetë impakti mbi ekonominë shqiptare në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se shteti fqinj i Greqisë është edhe investuesi kryesor i huaj në Shqipëri.

President Nishani informua gjithashtu edhe mbi masat e marra si edhe rreth ndjekjes së kujdesshme e të vëmendshme të situatës financiare që po bëhet nga Banka e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT