Ndërron jetë Bobbi Kristina Brown, vajza e vetme e Whitney Houston

Showbiz

bobiBobbi Kristina Brown, vajza e këngëtares Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesja e familjes, Kristen Foster, e cila ka deklaruar se Brown u nda nga jeta ditën e diel, e rrethuar nga familja dhe “më në fund prehet e qetë në krahët e Zotit”.

Brown u gjet pa ndjenja në vaskën e banesës së saj më 31 janar dhe që prej atëherë ndodhej në gjendje kome. Ajo nuk arriti kurrë të zgjohej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo u transportua në një spital më të specializuar në Xhorxhia një muaj më parë, pasi gjendja e saj u përkeqësua. 22-vjeçarja ishte vajza e vetme e Houston dhe këngëtarit Bobby Brown.

Vetë Houston u gjet pa jetë në dhomën e saj të një hoteli në Los Anxheles në vitin 2012, në rrethana të ngjashme me të bijën.

“Bobby Kristina Brown ndërroi jetë më 26 korrik 2015, e rrethuar nga familja e saj. Më në fund ajo prehet në paqe në krahët e Zotit. Falenderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e treguar në këta muaj”, deklaroi zëdhënësja Foster.

ME TE LEXUARAT