Modeli i ri i Audi, do të pushtojë tregjet e makinave

Teknologji

audi-a4Kohët e fundit, Audi ka prezantuar gjeneratën e re të modelit A4 dhe para pak ditësh, krerët e kësaj kompanie kanë konfirmuar edhe modelin RS4 Avant, i cili pritet që të shfaqet më ndryshe nga që mund të presim, ndërsa tani kanë rrjedhur informatat më të fundit rreth modelit të ri S4.Në fakt, sipas informatave të mëparshme, Audi e re S4 në treg pritet të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa sa i përket motorit pritet të ketë atë të njohurin 3.0-litër V6 FSI, fuqia e të cilit është përforcuar në rreth 350 kuaj fuqi, transmeton happy wheels Koha.net. Sipas disa informatave tjera, risi do të jetë edhe motori elektrik me kapacitet rreth 13 kW apo 17 kuaj fuqi më pak se sa modeli S4 B8 (në foto).

Siç transmeton koha.net, Audi S4 e re pritet të posedojë sistemin për tërheqje me të gjitha rrotat (4×4), në kombinim me marshin S-tronic me shtatë shpejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në anën tjetër, nuk pritet të jetë në dispozicion edhe versioni me marshin manual me gjashtë shpejtësi, por kjo gjë do të varet nga kërkesa, pra interesimi i konsumatorëve për këtë version.

ME TE LEXUARAT