Miliona pajisje Antroid janë në rrezik nga sulmi i hakerave

Teknologji

antroid15Specialistet japin alarmin për një krisje në sistemin e sigurisë në telefonat me sistemin Android, të cilët mund të vihen nën kontroll nga “hakerët” përmes një MMS.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Perdoruesit nuk kane nevojë që ta hapin MMS-n, por mjafton që ta pranojne atë. Nga kjo krisje rrezikojnë miliona telefonë Android. Lajmi është dhënë nga kompania e sigurimeve të telefonave “Zimperium”.

Në momentin kur pranoni MMS, aktivizohet një kod i cili iu lejon sulmuesve që të kenë kontroll të plotë mbi pajisjen Android, perfshirë të dhënat, kamerën etj.

Sipas “Zimperium”-it, nga ky sulm rrezikohen 95% e pajisjeve Android, që me një llogaritje i bie rreth 950 milionë të tillë.

Sipas kërkuesve, sulmuesve iu nevojitet numri juaj i celularit, tek i cili do të dërgojnë MMS-in. Rreziku është se juve mund t’ju vijë MMS gjatë kohës kur flini, dhe hakerët mund t’ju marrin të dhënat pa e kuptuar ju, ndërsa të nesërmen mund të vazhdoni ditën normalisht.

Google ka thënë se ka pranuar një informatë të tillë dhe tani gjithçka është rregulluar. Kompania ka kërkuar nga përdoruesit që të marrin përditësimet e fundit, pasi shumë të tillë akoma nuk e kanë bërë këtë gjë.

ME TE LEXUARAT