Merkel në Tiranë : Gjermania do krahë pune, nuk pranojmë azilantë

Aktualitet

merkel-rama2015merkel15Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, mbajten nje deklarate te perbashket per median ne Tirane.

Deklarata e Merkel:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për mua është kënaqesi që mbajta premtimin kur thashë se do të vizitoja Shqipërinë.

Gjatë udhëtimit këtu pashë se shumë njerëz kanë treguiar gëzimin për praninë time këtu.

është kënaqësi që jam këtu në këtë hapësirë, që simbolizon edhe rrugën e Shqipërisë nga vitet 90 deri tani.

Ne kemi diskutuar për mardhëniet bilaterale, mendoj se kemi mundësi më të mëdha në bashkëpunimin ekonomik.

Mendoj se Shqipëria ka me rëndësi krijimin e kushteve ligjore pasi investitoprët gjermanë duan kushte ligjore dhe siguri të situatës juridike.

Folëm edhe për reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Biseduam per ceshtjen e azilkerkimit, per perspektiven e rinise, etj.

Gjermania ka nevoje per fuqi punetore te kualifikuar, ketu mund te ndihmoje Shqiperia, por vendi juaj nuk eshte nga ajo kategori shtetesh nga te cilat mund te pranohen persona qe pretendojne se jane azilkerkues.

Ne lidhje me integrimin e Shqiperise ne BE, Merkel theksoi se Shqiperia ka bere perparim por ende nuk ka permbushur kriteret e nevojshme.

Kancelarja Merkel theksoi se ka nje bashkepunim mes autoriteteve te dy vendeve kunder fenomenit te azilanteve. "Eshte gje e mire te flasim hapur, nje vend qe kerkon anetaresim ne BE nuk mundet qe shtetasit e tij te kerkojne azil ne vendet tjera anetare te BE-se", tha Merkel.

Ajo theksoi se Gjermania mbeshtet fuqimisht integrimin e Shqiperise ne BE.

Rama:

I pyetur ne lidhje me procesin e anetaresimit te Shqiperise ne BE, kryeministri Rama premtoi se deri ne vjeshten e ketij viti Shqiperia do te shenoje nje perparim te dukshem ne reformat dhe kriteret e mbetura.

Me heret gjate fjales se tij Rama vleresoi vemendjen e kancelares Merkel per vemendjen e saj ne raport me Ballkanin dhe "doren e shtrire" te saj ndaj Shqiperise.

Kryeministri shqiptar theksoi edhe rendesine e procesot te Berlinit, duke e cilesuar si nje nxites te proceseve bashkepunuese ne Ballkan qe ndihmuan ne vendosjen e mardhenieve partnere mes Serbise dhe Shqiperise duke permendur rendesine e vizitave te dyanshme qe u zhvilluan mes dy vendeve.

Kryeministri Rama theksoi se Shqiperia po bashkepunon me Gjermanine ne lidhje me shqetesimin e azilkerkuesve.

ME TE LEXUARAT