Mediat e huaja: Shqipëria më tërheqëse së Greqia

Soft

Dhermiu_1-267x200“Deri pak vite më parë, Greqia ishte një vend shprese dhe një model për shtetet e tjera të Ballkanit. Ne ishim një ekonomi e zhvilluar, e integruar në Perëndim, pjesë e qendrës së Europës… Tani edhe Shqipëria duket më tërheqëse.”Kjo shprehje është thënë nga një sipërmarrës grek për të përjavshmen gjermane Der Spiegel që po komentonte mënyrën se si Greqia është është ndikuar nga kriza e borxheve dhe masat e rrepta të viteve të fundit. Der Spiegel pubikoi të martën një artikull, ku argumentonte se Bullgaria po përjeton një rritje të ndjeshme të kapitalit grek së fundim.

Kjo shprehje (që Shqipëria është më tërheqëse se Greqia), po komentohet nga mediat bullgare si thënia e ditës.

Artikulli i Der Spiegel titullohet “Bullgaria, thesari i ri i Greqisë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas medias gjermane, deri në 14 mijë euro po transferohen me sukses në Bullgari çdo javë, pavarësisht kontrolleve të kapitalit. Diçka që e bëjnë jo vetëm qytetarët normalë (me qindra që kanë hapur llogari bankare atje), por gjithashtu dhe kompanitë, që hapin degë atje, ose dhe lëvizin zyrat qendrore.

Për kompanitë, taksat e ulëta të korporatave dhe të ardhurave personale në Bullgari kanë rezultuar tërheqëse, duke qenë në nivelin e 10%, krahasuar me taksën e korporatave prej 29% në Greqi. Kjo e fundit u vendos në përputhje me kërkesat e huadhënësve ndërkombëtarë. Paga më e ulët minimale dhe barrierat e ulëta për të bërë biznes i shtohen interesit për Bullgarinë, dhee sipërmarrjet greke janë në gjendje të ngrenë një degë në Bullgari normalisht në vetëm një javë.

Si rrjedhojë ka 11 500 sipërmarrje me pjesëmarrje të kapitalit grek në Bullgari, 2500 më shumë se një vit më parë. Krasen Stanchev, një ekonomist nga Intituti për Ekonominë e Tregut ka pohuar se rreth 4.5-5 miliardë euro janë investuar nga kompanitë greke që kur filloi kriza.

ME TE LEXUARAT