MASH publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore për sezonin e vjeshtës

Aktualitet

mashMinistria e Arsimit ka publikuar datat për provimet e Maturës Shtetërore për sezonin e vjeshtës.  Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 shtator ndërsa provimi i Gjuhës Shqipe zhvillohet më 3 shtator.

Në deklaratën për mediat MASH njofton se “Provimi i Matematikës do të zhvillohet më 7 shtator dhe lëndët me zgjedhje më 11 shtator”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2015, sesioni i dytë:

Gjuhë e huaj 01.09.2015

Gjuhë shqipe dhe letërsi 03.09.2015

Matematikë 07.09.2015

Lëndë me zgjedhje 11.09.2015

Provimet kombëtare të arsimit bazë 2015, sesioni i dytë:

Gjuhë e huaj 27.08.2015

Gjuhë shqipe 29.08.2015

Matematikë 31.08.2015

Më datën 26 korrikun 2015 MASH ka publikuar udhëzimin e plotë me të gjitha detajet për plotësimin e formularit A2, për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në universitet.

Ashtu si dhe vitin e kaluar, ky formular do të plotësohet online sipas disa hapave dhe rregullave të përcaktuara më parë.

 

ME TE LEXUARAT