Mario Balotelli rikthehet në Itali, ja skuadra e tij e re

Sport

balotelliSulmuesi italian, Mario Balotelli, i cili eshte konsideruar si dështim tek Liverpuli dhe nuk eshte thirrur nga trajneri Brendan Rodgers për fazen përgatitore, mund të rikthehet në Itali.

Sportmediaset shkruan se Fiorentina është duke mirepritur një rikthim të Marios në Itali dhe tashmë kanë nisur bisedimet me Liverpulin për huazimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse bisedimet sapo kanë nisur, Fiorentina shpreson se kanë mundesi të mira për të marrë Balotellin.

Me ardhjen e Balotellit, pritet që sulmuesi gjerman, Mario Gomez, të kërkoje një skuadër të re, pasi nuk do të kishte vend për të dy në skuadër.

ME TE LEXUARAT