Lufta ndaj ISIS, Mogherini: Turqia duhet t’i jap prioritet dialogut e paqes

Bota

mogheriniNë një takim të shkurtër me mediat Komisionerja Europiane për sigurinë e politikën e jashtme të BE, Federica Mogherini, u shpreh mbi rëndësinë e arritjes së nënshkrimit të marrëveshjes së Vjenës mbi programin nuklear të Iranit.

“Sot do të nisem drejt Arabisë Saudite e më pas drejt Teheranit për të shpjeguar pikërisht rëndësinë e këtij pakti, u shpreh ajo, për të shpjeguar mbi të gjitha se ky bashkëpunim nuklear kontribuon në sigurinë e rajonit, në sigurinë e Izraelit, të Bashkimit Europian e të gjithëve ne.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duhet të investojmë, tha ajo, në raportet tona me Iranin, në mënyrë që Irani i nesërm të mund të investojë në të ardhmen e brezave të rinj.”

Turqia duhet t’i jap prioritet dialogut e paqes

Interesimit mediatik mbi sfidën që Turqia po i bën terrorizmit islamik, Federica Mogherini u shpreh se është në kontakt të vazhdueshëm Ministrin e Jashtëm turk, me autoritete të larta të politikes e të sigurisë në këtë vend, si dhe me përfaqësuesit e popullsisë kurde.

“Bashkimi Europian e kupton mjaft mirë rrezikun real që ky terrorizëm përfaqëson për këtë vend, por fton Turqinë jo vetëm të kontrastoj terrorizmin, por dhe të mbaj përherë hapur rrugën e dialogut e të Paqes brenda territorit turk e kundrejt popullsisë kurde.

Edhe kjo formulë është një investim në sigurinë e paqen e Turqisë. Bashkimi Europian fton të gjitha vendet të mbajnë hapur dyert e dialogut politik”.

ME TE LEXUARAT