Londër, gjyqtari e akuzon Rusinë lidhur me rastin Litvinenko

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

robertGjyqtari britanik, Robert Owen, që zhvillon hetime për vdekjen me helmim radioaktiv të ish-agjentit rus, Aleksandr Litvinenko, i ka akuzuar autoritetet e Rusisë për pengim të hetimeve të tij. Këto komente, gjyqtari Owen i ka bërë mbrëmë pasi personi i dyshuar, Dmitry Kovtun, ka dështuar të paraqes dëshmi gjatë një video-lidhjeje, duke thënë se ishte i kufizuar nga obligimet për konfidencialitet ndaj një hetimi në Rusi.

Zoti Owen tha se oferta për paraqitjen e dëshmitarit Kotvun ishte “maskaradë” ose “janë vënë pengesa ndaj tij që ta bëjë këtë”. Litvinenko ka vdekur në nëntor të vitit 2006 në Londër nga helmimi me një element radiokativ. Për vdekjen e tij është fajësuar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Moska e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Autoritetet britanike thonë se kanë gjetur dëshmi për përfshirjen e shtetit rus në këtë incident. Dmitry Kotvun dhe rusi tjetër, Andrei Lugovoj, kërkohen nga policia e Britanisë për akuza se e kanë helmuar ish-agjentin e KGB-së, Aleksandr Litvinenko, i cili ishte shndërruar në kritk të ashpër të Kremlinit.

 

ME TE LEXUARAT