Ligji i arsimit të lartë, presidenti Nishani pret sot ministren Lindita Nikolla

Politikë

nishaniPresidenti Bujar Nishani do të zhvillojë sot paradite një takim me  Ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla lidhur me ligjin e arsimit të lartë.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 , ku pritet që Presidenti të dëgjojë argumentat pro ligjit të Ministres përpara dekretimit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë në takimin konsultues me përfaqësues të qarqeve akademike dhe universitare mbi draftin e arsimit te larte, pak ditë më parë, kryetari i Shtetit, tha se do të interpretojë vetëm Kushtetutën, jashtë çdo ndikimi politik.

Përfaqësues të spikatur të arsimit të lartë, të cilët edhe më herët nv tryezat e Kuvendit e kanë kundërshtuar draftin u përpoqën ti shpjegojnë Presidentit defektet e tij duke dhënë dhe argumentet përkatës.

Liri i ri shpjeguan ata, cënon autonominë, krijon pabarazi mes Universiteteve publike dhe atyre private dhe rrit tariat për studentët.

Kreu i Shteti pritet ta kthejë sërish në Kuvend për shqyrtim ligjin për arsimin e lartë, pas kundërshtimeve të forta të akademikëve dhe pedagogëve.

Ndërkohë opozita ka avancuar në qëndrimin e saj duke paralajmëruar, padi në Gjykatën Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT