Lenjani mund të luajë për një skuadër të re

Sport

lenjani15Rennes ka prezantuar ditën e djeshme pesë blerje të reja për sezonin që pritet të fillojë, mes të cilëve edhe një mesfushor të majtë.

Në këtë mënyrë, ka qenë vetë trajneri i skuadrës franceze, i cili e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të mesfushorit të Kombëtares, Ermir Lenjani.

Në fjalën e tij për mesfushorin e ri Ludovik Bal, trajneri Filip Montanier ka treguar se mundësitë që Lenjani të jetë titullar janë pakësuar dhe kjo gjë nuk është aspak e favorshme për të në raport me ekipin kombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë e di që ai është një futbollist i Kombëtares dhe i duhen minuta, por me afrimin e Bal nuk mund të garantoj formacionin e parë për Lenjanin. Në këtë mënyrë, ai mund edhe të largohet gjatë kësaj vere”, është shprehur trajneri i skuadrës franceze. Diçka të tillë e ka lënë të hapur vetë Lenjani në një deklaratë të dhënë përpara ndeshjes me Francën, kur shprehej se ai do të bisedonte me trajnerin dhe drejtuesit e skuadrës, pasi për të si lojtar kombëtareje ishte e papranueshme që të qëndrojë në stol.

Vetë mesfushori i Kombëtares është aktualisht me pushime, së bashku me disa lojtarë të tjerë të skuadrës që janë me pushime deri më 6 korrik, kur edhe do t’i bashkohen ekipit.

ME TE LEXUARAT