"Lazarati" në Komisionin e Sigurisë, debatet Noka-Braho

Aktualitet

tahiriFshati i Lazaratit, i cilësuar deri para një viti si republika e kanabisit dhe i rikthyer sërish në vëmendje me sulmin e grupit të armatosur që i mori jetën një efektivi të RENEA-s është sjellë në tryezën e Kuvendit. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri raporton në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Mbledhja ka nisur me debate mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kreut të komisionit Spartak Braho.

Noka: Ngjarja e Lazaratit dhe vrasja e efektivit është në hetim. Çfarë mund të na thotë ministri kur ngjarja është ende në hetim dhe gjithçka është sekret hetimor

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braho: Dy seancat që kaluan ju nuk latë gjë pa thënë. Dëgjoje ministrin një herë

Noka: Po nuk thamë sekrete. Kur çështja është ne hetim pse është ky padurim?

Braho: Pa durimi fillon me deklaratat e tua në çdo seancë

Noka: Je në vete? S’je hiç në vete

Braho: A je në vete të pyes unë ty, se Saliu s’ka lënë më gjë pa thënë

Tahiri: Kam pranuar kërkesën e Komisionit të Sigurisë për ngjarjen në Lazarat. Kur kam marrë detyrën kam gjetur në zyrë raportime të partnerëve ndërkombëtarë që viheshin në dispozicion të ministrave të Brendshëm ku dallohej çdo parcelë kanabisi në Shqipëri. Për këto, veç Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kishin informuar deri te kryeministri, unë nuk kam përgjigje pse nuk është vepruar në atë kohë. Shqipëria ishte zhytur në prodhimin e paligjshëm të lëndëve narkotike. Pas operacionit të vitit të kaluar policia ka vazhduar mbajtjen konstante të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë sepse kishte ende njerëz të tjerë që vijonin të ishin në kërkim. Humbja e një efektivi të Renea-s është goditje e rëndë për sigurinë por gjeti rrugëzgjidhjen e duhur duke arrestuar autorët. Ishte pabesi e organizuar për të cilën policia nuk kishte informacion, as nga SHISH, por që u morën masat për ta zgjidhur në mënyrën më të shpejtë të mundshme.  Policia e shtetit është në detyrë, dallimi është rrënjësor Dje Lazarati ishte zonë ku nuk mund të futej policia, sot nuk është kështu, policia lufton me të gjithë ata që i bëjnë bisht ligjit në kurriz të qytetarëve të ndershëm të vendit. Unë do kërkojë mbështetjen edhe në vijim të komisionit të Sigurisë për ta vazhduar bashkë këtë përpjekje. Ndonëse qeveritë e kaluara nuk kanë bërë atë që duhej me Lazaratin nuk na pengon ta shohim këtë si një përpjekje të përbashkët. Nuk është aset i mazhorancës është një arritje e përbashkët.

Pyetjet për ministrin Tahiri

Debatet Noka-Braho-Tahiri

Noka: Të arrestuarit për vrasjen e efektivit a ishin të dyshuar dhe a janë mbajtur nën kontroll si të dyshuar në vendosjen e tritolit në shtëpinë e kreut të PD Gjirokastër?

Braho: Kjo është pjesë e hetimit. Të lutem shumë nuk ke asnjë detyrim t’i përgjigjesh pyetjes

Tahiri: Disa ndër personat që janë arrestuar kanë qenë nën procedim për vepra të tjera penale, disa të rënda. Policia ka qenë mjaft aktive në kapjen e atyre që dyshoheshin. Kjo nuk ka qenë plotësisht e mundur, edhe atëherë kur ka qenë e mundur janë liruar nga policia.  Ju kërkova ndihmën dhe sportin e komisionit pa dallim, se dhe ata që skano bërë gjë kur kanë qenë në detyrë mund të bëjnë diçka tani që s’janë në detyrë.

Noka: A mban kush përgjegjësi që ata që kërkoheshin bridhnin të lirë dhe patën mundësi të blenin armë?

Tahiri: Të dhënat janë në dosjen që kam sjell por janë sekret hetimor. Është e udhës që edhe ju mbase ju që për më tepër keni pasur rastin të jeni ministër dhe të njihni situatën në Lazarat më mirëkuptoni kur ju them se duhet tju garantoj që hetimet të ecin në mënyrë të saktë pa asnjë lloj komprementimi qoftë kjo prej kuriozitetit tuaj.

Noka: Në 2014 ju zotëri , ministria qe ju drejtoni ka paraqitur në media një listë ku ishin të listuar disa persona si të dyshuar. A është dikush nga këta që morën pjesë në sulmin ku humbi jetën efektivi Basha? Dhe nëse është kështu a mban dikush përgjegjësi që ky grup ishte i lirë dhe mori edhe armë?

Braho: Është për të ardhur. Nuk mund të flitet për sekrete hetimore

Noka: Ti vazhdon me konceptin e hetuesit të sigurimit të sht4tit. Mëso Spartak, meqënëse je në moshë të madhe, mëso një çik.

Braho: Nëse ke ardhur të merresh me mua unë ta tregoj vendin.  Do të komprementosh ministrin dhe komisionin.

Noka: Ministrin e urdhëron kryeministri

Tahiri: Unë besoj se mund të përgjigjem edhe pse do preferoja që zotëria të kish mundësinë ta njihte më mirë kategoritë e hetimit, por nuk mund të bëj leksion. Këto janë të gjitha faza hetimore, shumë të dyshuar kanë qenë në kërkim dhe zotëria me kaq duhet ta kuptonte.

Noka: Në 2014 kur ndërhytë në Lazarat thatë që e çliruat këtë fshat e droga dhe struktura të inkriminuara nuk kishte më në këtë fshat. Sot qytetarët panë që kishte një bandë të organizuar që guxoi të vë dorë mbi Policinë e Shtetit?

Braho: Noka harron që kryetari i komunës ishte anëtar i këshillit të PD

Noka: Noka nuk harron por kryetari i komunës është institucion dhe në rast se do kishte problem me ligjin duhej të përgjigjej me ligjin. Përsa kohë nuk ka probleme me ligjin mos u merr

Braho: Jo ai ka probleme me ligjin

Noka: Çdo opozitar ka probleme se ti je mësuar të kesh sistemin partiak

Braho: Ke qenë i vogël ti në 88 dhe të mos i hapim letrat sepse shumë nga këta që ke ti në krah kanë qenë pjesë dhe kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit. Unë nuk kam qenë as pjesë e sigurimit të shtetit, asnjë ditë, as hetues, as prokurorë.

Tahiri: Ju ose nuk duhet të flisnit ose duhet ti kërkonit falje qytetarëve shqiptarë se ju kanë paguar rrogën si ministër i brendshëm dhe nuk keni bërë punën. Nuk kam ndërmend të bëj debat me ju

Noka: Më pëlqen kështu

Tahiri: nuk kam ndërmend të shpenzoj kohën e deputetëve duke ju mbushur mendjen ju për gjëra që as nuk i kuptoni. Ju bëmë edhe një nder politik se mund të shkoni në atë fshat dhe tymos i bëni më premtime që “mbillni drogë”. Në atë zonë dhe në gjithë Shqipërinë rendi nuk vendoset njëherë e përgjithmonë si në të gjithë botën, dhe kur nuk e mësuat këtë kur ishit ministër nuk do ta mësoni kurrë. Ka ngjarje kriminale që ndodhin gjithkund. Nëse Shqipëria ka qenë më mirë kur shefi yt formal ish ministër i Brendshëm dhe shefi formal kryeministër dhe kur Lazarati ish hambar droge unë këtë nuk e besoj. Unë besoj se Shqipëria sot është më mirë.

Noka: Nuk më intereson se çfarë mendon ti

Braho: E di shumë mirë që kur shkel rregulloren e diskutimit ka dhe masa komisioni, mos më detyro, se ti i di rregullat je dhe deputet i vjetër.

Tahiri: Policia nuk është as e imja, as e qeverisë është e qytetarëve dhe çdo arritje duhet mbështetur pa dallime partiake.  I kam ftuar deputetët e opozitës të sugjerojnë që policia të bëhet më e mirë për qytetarët. Por kjo bëhet duke dënuar bashkarish kriminalitetin.

Qefalia: Eshtë vrarë një efektiv dhe serioziteti i anëtarëve të komisionit duhet të jetë primar për të qenë në solidaritet të policisë. Niveli i kriminalitetit në vend ka rënë, nëse ndahemi në dy pjesë dhe nuk bashkohemi në solidaritet të policisë i bëjmë dëm.

Braho: Tani me policinë do e mbështesni?

Noka: Absolutisht

Braho: Po thuaje o burr!

Skemat mafioze në Lazarat do t’i shkatërrojë Policia e Shtetit.

Keni më pyetje?

Atëherë zoti ministër ju falënderoj Komisioni është në mbështetje të plotë të punës së Policisë së Shtetit.

- See more at: http://shqiptarja.com/home/1/lazarati-n--komisionin-e-siguris--debatet-noka-braho-303090.html#sthash.E7bCqjGl.dpuf

ME TE LEXUARAT