Kryeministri kazak bën thirrje për “vendim historik”

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

masiKryeministri i Kazakistanit u ka kërkuar përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të “marrin një vendim historik”, duke ia dhënë organizimin për lojërat Olimpike Dimërore 2022 Kazakistanit në vend se Pekinit.

“Almaty nuk është zgjedhje e rrezikshme për vitin 2022”, u ka thënë kryeministri Karim Masimov, delegatëve gjatë mbledhjes së mbajtur në Kuala Lumpur të Malajzisë.

“Në fakt është krejt e kundërta. Ne jemi mundësia e artë. Ne jemi mundësia e artë për të dëshmuar se vendet e vogla, vendet në zhvillim munden që me sukses të organizojnë Lojërat Dimërore”, ka thënë ai.

Kryeministri Masimov ka thënë se Almaty ofron kushte të mira për sportet dimërore, pasi ka male me borë, që sipas tij e kundërta ndodhë në Pekin, ku bora është artificiale.

Paravësisht këtyre përpjekjeve, Pekini, i cili ka qenë nikoqir i Lojërave Olimpike në vitin 2008, ka hyrë në garë si një prej konkurentëve më të fortë dhe mund të bëhet qyteti i parë që ka organizuar edhe lojërat verore dhe ato dimërore.

ME TE LEXUARAT