Krujë, asgjesohen 3052 bimë narkotike Cannabis Sattiva

Aktualitet

kanabbAsgjësohen sasi të konsiderueshme bimësh narkotike në zonën e Krujës. Policia bëri me dije se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike më  datë  11.07.2015 është  zhvilluar një  tjetër operacion nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë në  bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së  Shpejtë ”FNSH”Tiranë.Në  kuadër të  këtij plan-operacioni për “ Parandalimin e kultivimit të  lëndëve narkotike “ është finalizuar me sukses operacioni i koduar“Cudhi-2”.

Nga një kontroll i ushtruar në të  gjithë  territorin e fshatit Rranxë ,Komuna Cudhi Krujë  u konstatuan rreth 3052 rrënjë bimë narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave material, tha policia.

Sipas saj, nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë  të  ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT