Kreu i Misionarëve: Varje për vrasësin e ciftit cek, ti djegim shtëpinë...!

Aktualitet

nikoll-shullani215Nje propozim per nje denim ekstrem ndj autorit te vrasjes se turisteve ceke, eshte bere nga kreu i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve ne Shkoder, Nikoll Shullani.

Ai eshte banor në të njëjtin fshat me vrasësin e 2 turistëve çeke ndersa në emër të komunitetit tij rrëfen se ndihet i trishtuar për këtë krim monstruoz siç e quan ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shullani tregon se ngjarja duhet trajtuar sipas zakoneve të kanunit, ku familja e të riut duhet të largohet nga fshati e t’i digjet shtëpia.

Ndërsa si për ndëshkim për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, Shullani kërkon varjen me litar në fshatin Lotaj

“Unë sot flas jo si Kryetar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes,por si banor i fshatit Lotaj i lindur në atë fshat. Unë kërkoj dy gjëra se nuk njolloset një fshat as një krahinë për një njeri, për një kriminel të lindur. Nuk është hera e parë e atij djalit që ka bërë ato veprime. Unë kërkoj dy gjëra në bazë të zakonit kanunor të mblidhet fshati edhe ta nxjerrim nga fshati përfundimisht babën e tij dhe vllan e tij edhe mos të shkojnë në asnjë fshat tjetër sa të jetë zoti zot. Me i djeg shpinë e me i pre pemtë në bazë të zakonit kanunor për turpërisinë që ka bërë. Ndërsa për problemin e paralizave të shtetit unë kërkoj varjen në fshatin Lotaj për djalin.”- u shpreh për A1 Report Nikoll Shullani.

ME TE LEXUARAT