Konfirmohet vendi ku do të mbahet Eurovisioni 2016

Soft

eurovisionEurovisioni ka konfirmuar se gara për këngën më të mirë evropiane në vitin 2016 do të mbahet në Stokholm të Suedisë.

Gara evropiane do të mbahet në Globe Arena, për herë të dytë në historinë e saj. Kjo sallë ka kapacitet për 16 mijë spektatorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Organizimin e Eurovisionit 2016 në Suedi e siguroi këngëtari Måns Zelmerlöw që sivjet fitoi me këngën “Heroes”.

Është rregull që shteti fitues të organizojë Eurovisionin e ardhshëm dhe këtë tashmë e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e spektaklit.

Gjysmëfinalet do të mbahen më 10 dhe 12 maj, derisa finalja e madhe do të organizohet dy ditë më vonë.

ME TE LEXUARAT