Kina dëbon gjashtë shtetas britanikë

Bota

kinaAmbasada e Britanisë në Pekin ka njoftuar se gjashtë shtetas britanikë, që mbahen në pjesën veriore të Kinës, me gjasë do të dëbohen së shpejti.

Nuk është e qartë se për çfarë arsye ata mbahen të arrestuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë pjesë e një grupi prej 20 vetash të arrestuar më 10 korrik.

Organizata humanitare afrikane, Gift of the Givers, që përbëhet nga shtetasit e Afrikës Jugore, Britanisë dhe Indisë, kishte njoftuar se grupi ishte arrestuar kur kishte ateruar në aeroportin, Ordos.

Kjo organizatë thotë se autoritetet kineze “kanë sugjeruar se disa pjesëtarë ishin të ndërlidhur me një grup terrori, dhe se kishin shikuar video propaganduese në dhomën e tyre të hotelit”.

Organizata tha se ata ishin turistë, përfshirë disa mjekë dhe biznesmenë, që nuk kanë lidhje me grupet e terrorit.

ME TE LEXUARAT