Kapet arsenal armësh në Shkodër, arrestohet 46-vjecari

Aktualitet

armeeeNje person eshte arrestuar me nje arsenal armesh ne Malesine e Madhe ne Shkoder.

Burimet zyrtare nga policia thane se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe , u bë arrestimi i shtetasit Gezim Çekaj , 46 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i këtij shtetasiu bë pasi u gjetën në pronën e tij dhe u sekuestruan në cilësinë e provës

materiale : 1 (një) armë zjarri 20- she model 56.

1(një) armë zjarri automatik model 56 me qytë metalike.

4 (katër) copë karikator 30- she, 1 (një) karikator 20-she me gjithësej 80 copë fishekë.

Gjithashtu gjatë kqyrjes së vendit të ngajres në oborrin e stanit janë gjetur dhe sekuetsruar :

4 (kater) copë gzhoja metalike, ka thene policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Mbajtje pa leje të

armëve e munciconeve lufatarake », parashikuar nga Neni 278 /3 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT