Kapen dy autorët, shkuan me pushime tek Gjiri i Lalzit, grabitën vilat e Ristanit e Nokës

Aktualitet

policia-durres2015Arrestohen në flagrancë shtetasit Arnold Karaj dhe Donald Vatnikaj të akuzuar se vodhën banesat e shtetasve Arben Ristani, Flamur Noka, Petrit Maho dhe Saimir Kodra brenda Kompleksit “Lura” tek Gjiri i Lalëzit.

Policia e Durrësit me anë të një deklaratë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 28.07.2015 ku u vodhën me thyerje banesat e shtetasve Arben Ristani,Flamur Noka,Petrit Maho dhe Saimir Kodra brenda Kompleksit “Lura” tek Gjiri i Lalëzit, ka bërë me dije se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

•Arnold Karaj 19 vjeç,lindur në Burrel dhe banues në Tiranë;

•Donald Vatnikaj 18 vjeç,lindur dhe banues në Tiranë.

Ndaj shtetasve të mësipërm është dokumentuar se shtetasit e mësipërm kanë qenë për 3 ditë me pushime dhe gjatë natës në Gjirin e Lalëzit brenda kompleksit “Lura” kanë vjedhur me thyerje banesat e shtetasve:

• Arben Ristani. 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë shumën prej 1000 lekë të reja dhe një cellular tip Samsung;

•Flamur Noka 44 vjeç,banues në Tiranë, ku nuk kanë marrë gjë;.

•Petrit Maho 48 vjeç,banues në Tiranë, ku kanë marrë 2 telefona celularë të markës VERTY dhe 1 telefon AIPHON 6.

•Saimir Kodra 46 vjeç,banues në Tiranë,ku kanë marrë 200.000 lekë dhe 1 telefon celularë të markës Samsung.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT