Kanali i La Manche, më shumë se 1 000 emigrantë ilegalë përpiqen për kalim të paligjshëm kufiri

Bota

la mancheMë shumë se 1 000 emigrantë për t’u futur në mënyrë të paligjshme në Angli janë grumbulluar sërish mbrëmjen e së enjtes në hyrje të tunelit ”La Manche” pranë Calais (Francë), bëhet e ditur nga burime policore.

”Më shumë se 1 000 përpjekje u regjistruan këtë mbrëmje të shoqëruara me 30 arrestime, megjithëse nuk është shënuar asnjë incident”, u shpreh ky burim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pa qenë në gjendje për të konfirmuar nëse janë apo jo këto shifra, një zëdhënës i Eurotunelit pohoi se në vendngjarje pati më pak probleme pas mbërritjes së përforcimeve shtesë të 120 oficerëve të policisë që i bashkangjiten tashmë 300 trupave të kontingjentit në rajonin Calais.

Të paktën katër makina të policisë ishin të pranishëm sot në mëngjes në afërsi të vendit ku situata ishte e qetë./

ME TE LEXUARAT