Ja si përgjigjet Benitez ndaj akuzave të Mourinhos

Sport

benitezRafa Benitezit nuk i pëlqejnë polemikat me kolegët e tij, aq më tepër me Jose Mourinhon, që mbetet një mjeshtër në menaxhimin e situatave me mediat. Ngacmimeve të portugezit rreth mbipeshës së tij dhe faktit që nuk mbijetoi për një kohë të gjatë tek Interi, trajneri i Realit të Madridit iu përgjigj prerë dhe shkurt.

“Jam trajneri i Realit të Madridit, më pëlqen futbolli, marr vesh shumë nga futbolli dhe për këtë arsye flas vetëm për futboll.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

As një fjalë më shumë për shigjetimet e trajnerit të Chelseat, ndërsa sqaron zërat e merkatos dhe mundësinë për të blerë futbollistë të tjerë, më konkretisht portierin De Gea dhe Marco Reus.

“Kam një skuadër të madhe me të cilën punoj cdo ditë. Synimi im është të rris rendimentin e këtij ekipi dhe të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në ndeshjen e fundit të turneut ndaj Milanit.”

55-vjecari shmangu edhe komenetet për kandidimin e Michel Platini për postin e presidentit të FIFA-s, duke këmbëngulur se është i pëqendruar vetëm te problemet e skuadrës së tij.ssport

ME TE LEXUARAT