Ja kush do të jetë nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës nga LSI

Politikë

brunilda-paskali15Brunilda Paskali do të jetë një nga nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Burime partiake bëjnë të ditur se Paskali, e cila mban postin e zv.ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizimit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, është emri më i ri që do të jetë pjesë e stafit drejtues të Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj.

Brunilda Paskali prej vitesh është anëtare e kryesisë dhe Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe që prej tetorit të 2013 mban postin e Zv.ministres. Në CV-në e publikuar në faqen e Ministrisë thuhet se Paskali ka një përvojë 17-vjeçare në drejtimin dhe administrimin e organizatave financiare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brunilda Paskali së bashku me Andi Seferin janë dy emrat e parë të konfirmuar zyrtarisht si nënkryetar të bashkisë së re të Tiranës, ndërsa pritet ende konfirmimi i nënkryetarit që do t’i takojë PDIU-së, si dhe caktimin përfundimtar nëse Partia Socialiste do të jetë e përfaqësuar me 1 apo 2 nënkryetarë.

Ndërkaq, është bërë publike dhe agjenda e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet paraditen e së enjtes.

ME TE LEXUARAT