Ish-zv.ministri i Ramës: Shkove në punë me autobus Erion? Ktheju punës, lere aktrimin

Aktualitet

dritan hilaIsh-zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila ka kritikuar sot gjestin e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili shkoi në punë ditën e sotme me autobus.

Hila i cili deri pak javë më parë ishte pjesë e qeverisë Rama, është shprehur në FB, se Veliaj duhet ta tregojë talentin e vet në punë dhe jo në aktrim

Mesazhi i Hilës:

“Shkove ne pune me autobus Erion!? Dhe ta kisha friken se nuk rrije dot larg lejfenizmave. Dhe ta kisha friken se nuk i rrije dot larg ketyre “xuqeve” siç kumarxhiu-bixhozit, duhanxhiu-duhanit, mashtruesi-viktimes. Por ty nuk te duam te na hypesh ne autobuz, prandaj te paguajme makine dhe shofer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Se po ta kesh seriozisht punen e autobuzeve, duhet te shesesh makinen dhe kalosh nje linje autobuzesh nga Kodra e Diellit. Por nuk ta duam kete.

Shtrengoju punes mik, dhe leri shfaqjet. Te kemi zgjedhur te besh pune dhe jo te na mbash me hajgare. Ta them si mik se e di qe ke talent per shoë dhe per pune.

Per te paren duhet te kerkoje postin e drejtorit te estrades. Por kerkove te dyten, dhe ta dhame. Shtrengoju punes djale”, shkruan Hila në FB.

ME TE LEXUARAT