Pezullohet ndeshja e Europa League, Kukësi - Legia, në Komisionin e Disiplinës

Aktualitet

kukesi-legiaaaNdeshja e futbollit mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Europa League, e cila po zhvillohej në “Qemal Stafa” të Tiranës, është ndërprerë.

Ndeshja u pezullua pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë e saj, në kohën kur rezultati i takimit ishte 1-2 për polakët, për shkak se disa tifozë të ekipit verilindor kanë goditur me sende të forta një lojtar të ekipit kundërshtar.

pas pezullimit te ndeshjes, pritet qe Komisioni i Disiplines te shqyrtoje ngjarjet dhe te vendose me pas per fatin e takimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

-----------------------

Nderpritet ndeshja mes skuadres se Kukesit dhe Legia Varshaves per shkak te incidenteve.

Goditja ne koke e nje lojtari te skuadres mysafire eshte bere shkak per nderprerjen e ndeshjes.

Arbitri ka nderhyre pasi tifozet kane hedhur sende te forta ne fushe. Incidentet ndodhen ne momentin kur rezultati ishte 1-2 ne favor te skuadres polake.

Ne shkallet e stadiumit ka pasur konfrontim mes tifozeve te te dyja skuadrave.

kukesiNuk ka filluar ne menyren me te mire te mundshme ndeshja mes Kukesit dhe Legias se Varshaves,  e vlefshme per Europa League.

Kjo pasi perpara stadiumit “Qemal Stafa”, tifozet e Kukesit dhe ata polake jane perplasur fizikisht.

Si rezultat i konfrontimit janë plagosur disa persona, ndërsa tjerë janë shoqëruar nga policia e cila ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.

Ndeshja nderkohe ka kaluar ne rezultatin 0 - 1 pasi mysafiret kane shenuar ne minuten e 30 ne porten e Kukesit.

ME TE LEXUARAT