Iftari vdekjeprurës për ushtarët e ISIS-it

Bota

iftarSë paku 45 militantë të ISIS-it kanë vdekur gjatë një iftari pasi janë helmuar me ushqim, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Së paku 145 persona raportohet se ishin duke u ushqyer për iftar në Mosul të Irakut, por vetëm 100 prej tyre shpëtuan nga helmimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbetet e paqartë nëse militantët janë helmuar nga kundërshtarët apo nga ushqimi i prishur, ka thënë zëdhënësi i Partisë Demokratike Kurde.

Faqja Haaretz ka raportuar se kjo nuk është hera e parë që militantët e ISIS-it vriten me ushqim të helmuar. Disa ushtarë të Shtetit Islamik kanë vdekur në rrethana të njëjta në muajin nëntor kur një grupi i rebelëve hyri në kampin e tyre duke helmuar ushqimin.

ME TE LEXUARAT