Ibrahimovic pas largimit nga PSG, befason me klubin e ri

Sport

ibrahimovic15Bomberi suedez, Zlatan Ibrahimovic zbulon detaje të reja lidhur me të ardhmen e tij.

Futbollisti ka edhe 1 vit kontratë me kampionët e Francës dhe ka bërë të ditur se do ta respektojë atë. Gjithsesi në 30 Qershor të vitit 2016 Ibra do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të firmosë me atë skuadër që dëshiron. Për të marrë shërbimet e 33-vjecarit interesohen shumë klube të njohura përfshirë këtu edhe disa skuadra të Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ngacmuar nga gazetarët përsa i përket të ardhmes së tij në një intervistë nga Amerika Zlatan theksoi se klubi i tij i ri do të jetë një surprizë e madhe për të gjithë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E ardhmja ime? Nuk mund të flas shumë por ju siguroj se klubi im i ardhshëm do të jetë një surprizë e madhe për të gjithë ju. Dua të theksoj se për momentin jam shumë i lumtur te Paris Saint Germain. Dicka e tillë vihet re qartë kur unë zbres në fushë me parizienët. Kam edhe një vit kontratë me klubin tim dhe jam i lumtur këtu. Gjërat po shkojnë mirë për ne dhe shpresojmë të zhvillojmë një sezon të madh”.

Më pas Ibrahimoviq shkëputi edhe një koment sesi po shkojnë përgatitjet e skuadrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

” Fitorja e turneut International Champions Cup, tregon se përgatitjet kanë ecur mirë për ne. Mundëm me rezultatin 2-0 Manchester United dhe mendoj se jemi gati për Superkupën e Francës ndaj Lionit që do të zhvillohet të Shtunën në Montreal të Kanadasë”.

ME TE LEXUARAT