Humbja e kandidates, LSI shkrin degën e Pogradecit: Do ringrihet nga e para

Politikë

lsi-seliaaaLëvizja Socialiste për Integrim fillon procesin e analizës së brendshme për rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, kryesisht në ato bashki ku nuk rezultoi fituese. Lajmin e dha kryetari i kësaj force politike Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së mbajtur të premten. Meta deklaroi se rezultati në Bashkinë e Pogradecit është totalisht i papranueshëm dhe rrjedhimisht do të shkrihet dhe ringrihet dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pogradec. Meta tha se ka shumë arsye për humbjen e kandidates në këtë bashkim por gjithçka duhet të fillojë nga vetja me ringritjen e degës së LSI-së.

 

ME TE LEXUARAT