HTC One M9+ i gatshëm për blerësit në Evropë

Teknologji

htc-himaHTC One M9+ i cili thuhej se do të lansohet këtë muaj në Evropë, tani është i gatshëm për blerësit e parë në Holandë.

Telefoni i fundit nga HTC është tani i gatshëm për blerje për një çmim prej 699 eurove në Holandë, dhe vjen me një mori përditësimesh dhe përmirësimesh nga modeli paraprak, One M9.

Pajisja do të ketë procesor octa core 2.2GHz, ekran orej 5.2 inç në Quad HD dhe rezolucionin prej 2560×1440 piksel.

Specifikat e tjera të HTC One M9+ përfshijnë RAM memorien prej 2GB, hapësirën e brendshme prej 32GB dhe dy kamera: të pasmen prej 20 megapiksel të tipit HTC Duo, dhe kamerën frontale prej 4 mega-piksel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

HTC One M9+ poashtu do të ketë sistemin operativ Android Lollipop.

ME TE LEXUARAT