Holandë, gjendet në lumë arma që vrau shqiptarin e dyshuar për drogë

Aktualitet

Policia holandeze mendohet se ka gjetur ne uje armen e vrasjes se nje shqiptari te dyshuar per trafik droge ne kete shtet. Sipas njoftimeve, në ujërat Maas Nieuwe në Roterdam, zhytësit e Marines dyshohet se kanë gjetur armën që është përdorur në likuidimin e shqiptarit Ilirjan Sulkut në prill të këtij viti.

Nga ana e policisë tashmë po hetohet nëse arma e zjarrit e gjetur nga zhytësit është e njëjta me atë që përdorën vrasësit në ekzekutimin e 33-vjeçarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ilirjan Sulku, i njohur në Hollandë me disa identitete, u vra mbrëmjen e 6 prillit të këtij viti, thuajse dy muaj para se i vëllai i tij Besnik Sulku të mbetej i vrarë gjatë një përplasje me armë në Tiranë.

33-vjeçari u qëllua 4 herë pas koke,teksa po zbriste nga mjeti i tij “ Smart” i zi pasi e kishte parkuar para baneses në Roterdam.

Pas kësaj ekzekutori u largua me një makinë “BMW” sëbashku me bashkëpunëtorin e tij. Ata tentuan ta fundosin makinën në det per te fshehur gjurmet, por dështuan.

ME TE LEXUARAT