Grupi terrorist që po terrorizon ISIS-in

Bota

isisNjë grup i ri në Siri po lufton sipas parimit të talionit, “sy për sy e dhëmbë për dhëmbë” ISIS-in, duke iu përgjigjur terrorit me terror.

Të vetëquajturit "Jaysh Al-Islam" (shqip: Ushtria e Islamit) ka publikuar në internet një video ku propagandon forcën e vet, por edhe pjesë nga ekzekutimi i një grupi personash, që pretendohet se janë ushtarë të ISIS-it.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon e publikuar nga “Jaysh Al-Islam” militantët e ISIS-it, të veshur me të zeza janë të gjunjëzuar nën këmbët e grupit të pushkatimit të veshur me uniforma portokalli, të njëjta me ato që kemi parë shpesh të veshin viktimat e ISIS-it.

Në videon e gjatë rreth 19 minuta thuhet se “Jaysh Al-Islam” përbëhet nga 25 mijë ushtarë dhe ka lindur pas bashkimit të shumë grupeve të vogla që luftonin ISIS-in në Siri. Në video propagandohet edhe forca e tij, duke shfaqur disa blinda ushtarakë, përfshirë këtu edhe tanke si dhe një numër të madh ushtarësh.

Por në pamje të parë duket se përveç rivalitetit, ISIS dhe “Jaysh Al-Islam” asgjë nuk i ndan, madje ky i fundit në video sfidon ISIS-n për “sovranitetin e Kalifatit” kur quan veten si “shteti mëmë” dhe akuzon ISIS-n për blasfemi.

“Ne jemi rruga e vërtetë e xhihadit. Këta (ISIS) shitën dinjitetin, shitën fenë, bllokuan rrugët e xhihadit, shkatërruan xhamitë tona dhe lanë Teheranin të paprekur”, thuhet në video.

Ka zëra që thonë se grupi financohet fuqimisht nga Arabia Saudite, e cila ndodhet në një rivalitet të përhershëm me Iranin mbi protagonizmin në rajon.

ME TE LEXUARAT