Greqia voton referendumin, pro e kundra marrëveshjes së borxhit me BE

Bota

poejoQytetaret greke prej orës 7 të mëngjesit, u janë drejtuar kutive të votimit në referendumin e kësaj të diele për t’iu përgjigjur me “po” ose “jo” pyetjes: Duhet të miratojmë marrëveshjen që ka propozuar KE, BQE dhe FMN më 25 qershor, e cila përbëhet nga reformat për përfundimin e programit dhe nga analiza paraprake e qëndrueshmërisë së borxhit?

Ky është referendumi i parë i Greqisë pas rreth 40 vitesh, por një nga më të rëndësishmit në historinë e saj, pasi do të jetë vendimtar për zhvillimet politiko-ekonomike të vendit, të cilat në 6 vitet e fundit kanë qenë një problem i madh edhe për BE-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbarimi i programit të ndihmës për Greqinë, të martën e kaluar; bankat e mbyllura, limiti i tërheqjes nga ATM-të deri në 60 euro; frika e shkaktuar nga disa publikime për taksë kolosale mbi depozitat, presionet e shtypit vendas dhe të huaj, deklaratat e udhëheqësve europianë, janë padyshim faktorë të rëndësishëm, që mund të ndikojnë në vendimin e grekëve për të dhënë përgjigjen pozitive apo negative ndaj masave, që propozojnë huadhënësit.

Qeveria u ka bërë thirrje votuesve, që të votojnë “Jo”, për të qenë më e fuqishme në negociatat me huadhënësit, por kundërshtarët e kryeministrit Tsipras paralajmërojnë se, kjo votë mund të çojë në largimin e Greqisë nga Eurozona.

ME TE LEXUARAT