Grabitja në Shkodër, autorët i presin veshin pronarit të shtëpisë

Aktualitet

granitja-shkoderNjë çift të moshuarish eshte grabitur diten e sotme ne Shkoder ndersa kryefamiljari është dhunuar barbarisht duke i prerë veshin. Bashkëshortja është goditur me sende të forta në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuç të Shkodreës në mes të ditës. Fqinjët të cilët kanë dëgjuar ulërimat e të moshuarve kanë bërë njoftimin e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy të moshuarit Fadil Shahini 84 vjeç dhe Sibe Shahini 80 vjeç janë dërguar në spitalin e Shkodrës për mjekim të plagëve të marra.

Sipas policise, personat në fjalë pasi kanë hyrë në shtëpi kanë goditur disa herë të moshuarit. Kryeplaku i fshatit Kuç, Kujtim Toka, shprehet se deri më tani ngjarje të tilla në këtë zonë nuk kanë ndodhur, ndërsa sqaron se dy të moshuarit kanë pësuar plagë të rënda në kokë.

Kujtim Toka ka thene se “kanë fëmijë dhe nipa jashtë prej disa vitesh, këta të dy aktualisht jetojnë vetëm”.

Policia e Shkodres e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimin dhe dyshimi kryesor është motivi i krimit.

Ende nuk është mësuar nëse autorët kanë marrë ndonjë send me vlerë apo shumë parash, ndërsa detajet pritet të zbardhen pas hetimit.

ME TE LEXUARAT