Godet me grusht Rektorin e Vlorës, mosmarrëveshje me të shoqen pedagoge

Aktualitet

qarriiiiiiiiGoditet me grusht Rektori i Universitetit të Vlorës Albert Qarri. Ngjarja është regjistruar gjatë një aktiviteti ku do të ishte i pranishëm edhe Presidenti Bujar Nishani.

Autor i incidentit është shtetasi Kujtim Cakrani, i shoqi i një pedagogeje në Universitet.

Kanë qenë pikërisht mosmarrëveshjet mes saj dhe rektorit, që e kanë nxitur Cakranin për të sulmuar Qarrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetë rektori për Ora News teksa tregoi rrjedhën e ngjarjes, tha se prej tre vitesh shantazhohet nga agresori.

“Cakrani më ofendoi, më goditi me grusht pas shpine dhe pastaj u largua. Konflikti për shkak të detyrës, gruaja e tij është pedagoge në Universitet, kam pasur mosmarrëveshje. Më ka shantazhuar vazhdimisht prej tre vitesh edhe përmes telefonit.

Cakranin e akuzoj edhe për djegien dy makinave të mia. E kam denoncuar në polici, është nën hetim të Prokurorisë së Vlorës prej 3 vitesh”.

Por vetë autori mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj Rektorit.

“Nuk e godita Albert Qarrin, por e shtyva. Bashkëshortja ime e ka denoncuar Qarrin në prokurorinë Vlorës për falsifikim dokumentash zyrtarë”

ME TE LEXUARAT