Gjykata Speciale lihet jashtë axhendës së Kuvendit të Kosovës

Kosovë&Rajon

kuvendi-kosoveNdryshimet kushtetues që hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale nuk do të shqyrtohen në seancën e radhës.

Edhe pse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se riprocedimi i amendamenteve do të ndodhë shumë shpejt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, amandamentet do të duhej të kalonin një herë në mbledhjen e Qeverisë, dhe kjo e fundit t’i dërgojë kryesisë së Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për sot mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, ku është paralajmëruar shqyrtimi i dy projektligjeve – për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin dhe për faljen e borxheve publike, si dhe i dy raporteve për vitin 2014 – atij të Bankës Qendrore dhe të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Ndryshe, pas mosmiratimit, më 26 qershor, të ndryshimeve kushtetuese që duhej të mundësonin krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, kryeministri Isa Mustafa paralajmëroi se propozimi i ri këto ditë do të gjendet përsëri para deputetëve.

ME TE LEXUARAT