Ja pse FSHF ndryshoi stadiumin: UEFA s`pranoi që Shqipëri-Serbi të luhet në Shkodër

Aktualitet

kombetarja

TIRANE - Kundershtimet direkte te UEFA-s kane qene shkak i vendimit te marre nga FSHF per zhvillimin e ndeshjes Shqiperi-Serbi ne stadiumin "Elbasan Arena".

Ka qene vete Federata Shqiptare e Futbollit qe doli sot me nje deklarate ku tha se në lidhje me organizimin e ndeshjes eleminatore të Kampionatit Europian France 2016, që do të luhet në Shqipëri, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se, ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium ku luhet për herë të parë.

Stadiumi “Elbasan Arena”, ka dhënë prova të suksesshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Federata e mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s duke patur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj, për shkaqe që dihen. Për këtë arsye, ajo vendosi që takimin Shqipëri-Serbi ta organizojë në Elbasan Arena.

Por cfare theksohet ne raportin e UEFA-s:

1 - “Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore të kampionatit Europian “Francë 2016” që do të luhet në Shqipëri, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium ku luhet për herë të parë” thuhet në deklaratën e bërë publike sot

2 - “Stadiumi “Elbasan Arena” ka dhënë prova të sukseshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare” vijon deklarata.

ME TE LEXUARAT