Fier, bllokohen 10 ton pesticide në 4 farmaci, ishin pa çertifikatë e leje

Aktualitet

ilaceRreth 10 ton pesticide janë bllokuar në katër farmaci bujqësore në qytetin e Fierit nga sektori Fito-Sanitar i Autoritetit Rajonal të Ushqimit. Bllokimi i kësaj sasie është bërë për faktin se malli i importuar nuk ishte i paisur me çertifikatën e origjinës dhe lejen e Ministrisë së Bujqësisë për tu tregtuar.

Në kuadër të këtij aksioni është bërë bllokimi i katër farmacive ku gjet produkti, si edhe janë gjobitur 10 farmaci të tjera bujqësore, në të cilat u konstatuan parregullsi në dokumentacion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesit rajonal të sektorit Fito Sanitar pranë AKU-së pohojnë se aksionet do të vijon edhe në ditët në vijim.

ME TE LEXUARAT