Ermal Fejzullahu së shpejti me këngë të re

Showbiz

ermalfejzullahuPas suksesit të madh të këngëve “Tavolina” dhe “Shko”, të cilat i solli në bashkëpunim me reperët Ledri Vula dhe Lumi B, këngëtari Ermal Fejzullahu do të vijë solo.

“Falma zemrën” titullohet kënga më e re e Ermalit, e cila do të publikohet së shpejti, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë paralajmërim e ka bërë vet këngëtari përmes llogarisë së tij në Instagram, ku ka publikuar edhe një fotografi nga xhirimet e videoklipit të kësaj kënge.

Ashtu si viteve të kaluara, edhe këtë verë, Ermali është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar në mbrëmjet muzikore brenda dhe jashtë Kosovës duke arritur gjithnjë të mbushë me publik vendet ku performon.

ME TE LEXUARAT