Emigranti vdes duke kaluar autostradën në Hungari

Bota

emigrantNjë person që mendohet se është emigrant ilegal ka humbur sot jetën në Hungari në autostradë jo larg nga pikë kalimi kufitar Resk-Horgosh.

Siç ka deklaruar policia hungareze sot rreth orës 6 të mëngjesit me rastin e kontrollit në një stacion të benzinës në autostradë jo larg kufirit është vërejtur një grup njerëzish që kanë ikur në drejtim të autostradës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me këtë rast, një i ri e ka kapërcyer rrethojës së autostradës, e ka goditur një veturë dhe ka vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e ndihmës së shpejtë por nuk kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën.

Identiteti i të vdekurit nuk është i njohur.

Agjencisë MTI policia i ka thënë se besohet se bëhet fjalë për një emigrant ilegal. Patrullat e policisë kanë arrestuar shtatë shtetas të Sirisë.

ME TE LEXUARAT