Elbasan, arrestohen dy vëllezërit në kërkim nga Interpoli

Aktualitet

policia-elbasanPolicia e Elbasanit prangosi dy vëllezër që ishin në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.Të arrestuarit janë shtetasit Geron Hasanbelliu, 41 vjeç, banues në Fier dhe Mikel Hasanbelliu, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Dy vëllezërit u prangosën nga forcat e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndaj tyre, Gjykata e Milanos në Itali ka lëshuar urdhër-arrest për veprat penale ‘trafik droge’, ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’ dhe ‘nxitje dhe favorizim prostitucioni’.

Policia thotë se ndaj tyre kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT