Dita ndërkombëtare kundër trafikimit, marshim ndërgjegjësues në Durrës

Aktualitet

ProstituteNë Ditën botërore kundër trafikimit të personave qindra qytetarë e pushues i janë bashkuar marshimit të organizuar në shëtitoren bregdetare të qytetit të Durrësit, si një akt ndërgjegjësues ndaj trafikimit të qenieve njerëzore për qëllime fitimi.

I konsideruar një vepër e rëndë penale që cënon dinjitetin dhe integritetin e njeriut Koordinatorja Kombëtare Antitrafikim, njëkohësisht Zv.ministre e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea theksoi rëndësinë e denoncimit të rasteve dhe të ndërgjegjësimit të popullatës mbi trafikimin dhe pasojat e tij, veçanërisht në zonat turistike dhe kufitare siç është qyteti i Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjebrea ftoi të rinjtë të përdorin edhe aplikacionin “Raporto-Shpëto” në telefonat e tyre celularë për të denoncuar rastet dhe ndihmuar në goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe integrimin e viktimave te trafikut në shoqëri.

ME TE LEXUARAT