Diaspora çdo vit sjell në Kosovë rreth 700 milionë euro

Kosovë&Rajon

bashkPothuajse gjysmë milionë njerëz nga jashtë viziton Kosovën brenda vitit, duke dhënë një kontribut të madh në ekonomi. Çdo vit një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë kthehen në vendlindje, për të kaluar pushimet me familjet e tyre, raporton Aljazeera Balkans.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Diasporës, pothuajse gjysmë milioni njerëz nga jashtë viziton Kosovën brenda vitit, duke dhënë një kontribut të madh në ekonominë lokale, transmeton lajmi.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shetitorja kryesore në Prishtinë është e mbushur me njerëz. Por, shumica e tyre nuk jetojnë këtu, por vijnë nga vende të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Ajo që kanë të të përbashkët, siç thonë ata, është dashuria për vendlindjen.

Gjithashtu, ata shprehen të kënaqur me pritjen vëllazërore që u bëhet në Kosovë dhe për ta është e rëndësishme që fëmijët e tyre kanë mundësi të vijnë këtu që të mësojnë gjuhën shqipe dhe rrënjët e tyre.

“Sigurisht se është e vlefshme të vijmë këtu, sepse ne kemi lindur këtu. Vitet më të mira të jetës i kaluam këtu dhe shpresojmë se vendi do të bëhet edhe më mirë”, thotë Sali Gashi, i cili tani jeton në Suedi.

Atmosferë e ngjashme është edhe në qytetet tjera të Kosovës. Dyqanet dhe restorantet në Mitrovicë janë plot. Shkalla e papunësisë në Kosovë është 35 për qind, por në verë një numër i madh i të rinjve punësohen në hotele dhe restorante.

“Ardhja e diasporës kosovare për ne është shumë e rëndësishme, sepse kemi shumë më shumë punë. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ne rrisim numrin e punëtorëve për dyfish”, thotë menaxheri i një restoranti në Mitrovicë.

Diaspora çdo vit në Kosovë, dërgon rreth 700 milionë euro. Por, duke pasur parasysh faktin se importi është 10 herë më i madh sesa eksporti, shumica e këytre parave nuk do të qëndrojnë gjatë në Kosovë.  RTK

ME TE LEXUARAT