Dialogu me Serbinë vazhdon më 5 gusht

Kosovë&Rajon

edita-tahiriMinistrja e Dialogut, Edita Tahiri ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje apo pezullim të procesit të dialogut në Bruksel.

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se procesi i dialogut në Bruksel do të vazhdojë, meqë nuk ka pasur kërkesa zyrtare për ndërprerjen apo pezullimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dialogu do të vazhdojë. Procesi është aktiv. Jemi duke zhvilluar bisedime. Siç e dini, bisedimet mund të zhvillohen edhe nga distanca. E kemi pasur edhe vizitën e delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, mirëpo nuk e di nëse ka pasur kërkesë zyrtare për ndërprerjen e dialogut. Qeveria është bazë në bisedimet me Bashkimin Evropian (BE) dhe se Qeveria është ajo që artikulon qëndrimet në raport me dialogun”, ka deklaruar Tahiri për “Epokën e re”.

Ajo ka bërë me dije se më 5 gusht në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në të cilin do të saktësohen të gjitha aspektet teknike, pastaj do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të policave të sigurimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi një dakordim që më 5 gusht të takohemi në Bruksel për t’i precizuar të gjitha përgatitjet teknike në mënyrë që të mos ketë më ndonjë arsyetim të pabazë Serbia që, kinse, për shkak të përgatitjeve teknike, nuk ka arritur ta zbatojë marrëveshjen.

Pra, takimi i 5 gushtit në Bruksel do t’i saktësojë të gjitha aspektet teknike dhe menjëherë pas atij takimi do të fillojë zbatimi i marrëveshjes”, ka theksuar Tahiri, duke shtuar se marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimeve në mes të dy shteteve është në radhë të parë në dobi të qytetarëve, sepse ata kanë paguar kosto të larta të policave gjatë kalimit në Serbi.

“Mirëpo, me këtë marrëveshje qytetarët më nuk do të kenë nevojë të paguajnë shtesë për këtë çështje, sepse do ta përdorin policen e njëjtë që e kanë për Maqedoninë, që tregon një kursim tashmë për qytetarët, të cilët janë dëmtuar mjaft me këtë kosto të lartë”, është shprehur ajo.

Tahiri ka treguar se në kuadër të dialogut në Bruksel në proces janë çështja e zbatimit të marrëveshjes për energjinë, çështja e heqjes së barrikadës nga ura e Ibrit dhe çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe

 

ME TE LEXUARAT