Dhoma Zgjedhore prezanton raportin përfundimtar për zgjedhjet e 21 Qershorit

Aktualitet

dhomaDhoma Zgjedhore prezantoi të martën raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, ku nënvizoi se kandidatët për kryebashkiakë bënë premtime pa pasur projekte konkrete dhe shtoi se është shqetësues fakti që nuk pati transparencë të financave të partive për fushatën elektorale.

“Kandidatët bënë premtime pa projekte konkrete. Gjithashtu, transparenca për fushatën zgjedhore është shqetësuese. Transparenca e financave të partive është detyrim kushtetues që nuk është plotësuar”, tha Lutfi Dervishi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kritika pati edhe për mediat: “Mbulimi mediatik u përqendrua në aktivitetet e kryetarëve të partive dhe jo te kandidatët. Materialet u morën në përgjithësi të gatshme nga partitë. Roli i medias u ngushtua në reklamimin e partive dhe kandidatëve”.

ME TE LEXUARAT