Dështon gjetja e gëzhojës së armës që vrau policin në Lazarat

Aktualitet

bashaProkuroria dhe Polica nuk kane arritur te gjejnë predhën që i solli vdekjen efektivit të RENEA-së Ibrahim Basha në Lazarat. Disa dite pas rikthimit të ekspertëve të Policisë Shkencore e prokurorëve në vendin e ngjarjes dhe kryerjes së eksperimentit hetimor, nuk është arritur të gjendet predha e plumbit.

Ekspertët edhe me ndihmën e metal kërkuesit nuk kanë arritur të fiksojnë apo gjejnë ndonjë mbetje të predhës që i solli vdekjen efektivit Basha.

Sipas akuzës, ekspertët janë të bindur se bërthama e predhës është shkërmoqur dhe dëmtuar. Kjo për shkak se predha, pasi ka goditur në kokë Ibrahim Bashën është përplasur me hekurin e kokës së sediljes, ku ciflat e këmishës së predhës janë shpërndarë duke goditur dhe plagosur efektivin Jetmir Isaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa bërthama e predhës ka goditur xhamin e furgonit duke u shkërmoqur dhe dëmtuar. Për këtë fakt, ekspertët thonë se nuk është arritur të gjendet predha.

Pavarësisht mos gjetjes së predhës, prokurorët kanë administruar në dosje procesverbalin e eksperimentit hetimore, ku është fiksuar se nga pozicioni ku janë gjetur gëzhojat e armëve të kalibrave të ndryshëm ka ardhur plumbi që solli vdekjen efektivit Basha.

Distanca mes pozicionit ku ndodheshin të dyshuarit Arbjon Aliko e Bajram Boçi i shpallur në kërkim dhe personat e tjerë tashmë të arrestuar, me vendin ku ndodhej furgoni në momentin kur është qëlluar është 280 metra.

Pritet që përfundimi i akt-ekspertimeve krahasuese e balistike të nxjerr edhe armën nga e cila gjeti vdekjen efektivi Basha, armë të cilat u gjetën në pusetën e shkollës së mesme në Lazarat.abcnews

ME TE LEXUARAT