De Rossi: Juventusi s`ka rival tjetër përvec nesh

Sport

de rossiDaniele De Rossi nxjerr në pah krenarinë duke përmendur dy vendet e dyta të arritura në kampionat nën drejtimin e Rudi Garcias.

“Juventusi është ende favorit. Është e paevitueshme, duke parë që kanp fituar katër tituj radhazi dhe iu afrua shumë fitimit të Champions League. Por ekipi që u rendit i dyti, domethënëë Roma, do të jetë rivali kryesor”. Në qendrën stërvitore të “Trigoria”-s, në krah të Italo Zanzit, gjatë konferencës për shtyp, mesfushori verdhekuq karikon të tijtë në prag të sezonit të ri në Serie A:

“Vitin e kaluar shumë mendonin se Juventusi ishte dobësuar nga ana e organikës dhe nga drejtimi teknik, por unë mendoja të kundërtën. U mendua se do të bënin një hap fals, por nuk ndodhi kështu, prandaj që vazhdojnë të jenë ata favoritët. Më pas vijmë ne, të cilët jemi rival[t kryesorë të “Zonjës së Vjetër”. Ekipet milaneze po përforcohen, ndërkohë që është edhe Lazio, dhe mos harrojmë Napolin e Sarrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Normalisht shpresoj që të mos zhvillojnë një kampionat më të mirë se ne, por ai është një trajner shumë i zoti. Ekipet që ai drejton kanë një filozofi precize. Me Empolin arriti të mposhte disa ekipe që kishin një organikë më të mirë, prandaj jam kurioz të shohë se çfarë do të bëjë tani”.

Roma, sipas De Rossi-t, “nuk do të bëjë revolucion në merkaton e transfertave”. “U konfirmuan të gjithë lojtarët e rëndësishëm dhe kjo ishte thelbësore, tani do të mendohet vetëm mbi përforcimin e disa sektorëve të skuadrës. Një ekip që arrin të renditet dy vite rresht në vend të dytë nuk ka nevojë për “revolucion”, ndonjë ndryshim do të bëhet, por Roma vazhdon të jetë një ekip i fortë”.

Nëse për sa i përket kampionatit, De Rossi duket i sigurt, ndryshon puna kur flitet për Championsin: “Do të jemi në vazon e tretë ose të katërt, dhe e dimë që tani që do ndodhemi në një grup të vështirë. Por do të na vlejë eksperienca e vitit të kaluar. Unë isha këtu në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Bayern-it, dhe edhe pse e dinim që ishim inferiorë ndaj tyre menduam se mund të luanin të barabartë. Por e dimë si shkoi (Roma humbi 1-7 në Olimpico), por në ndeshjen e kthimit patëm një qasje tjetër. Humbëm, por në një mënyrë tjetër. Ajo ndeshje duhet të na vlejë si mësim.”

ME TE LEXUARAT