Dade në seancën e OSBE: Me rëndësi stabiliteti

Politikë

dade_osbe_copy_1Kryetarja e delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, znj. Arta Dade mori fjalën gjatë Seancës Plenare “Helsinki+ 40” të OSBE-së që u mbajt në Helsinki më 6 korrik.

Pasi përshëndeti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Z. Oliver Spencer dhe e falënderoi për kontributin e tij të vyer dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre 24 viteve në këtë organizatë, znj. Dade uroi Sekretarin e porsa zgjedhur z. Roberto Montella.

Znj. Dade u shprehu se 40 vjet përpara, kur ishte ende studente, ishte e paimagjinueshme se një ditë do të gjendej në këtë sallë historike ku u nënshkrua Akti Final i Helsinkit, me ata që i dhanë jetën kësaj organizate, për të diskutuar çështje shumë të rëndësishme për sigurinë dhe bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin në një rajon që është vendimtar për zhvillimet botërore.

Rendi i tanishëm Europian, ndërtuar me kujdes pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, është duke përjetuar një ndryshim të rrezikshëm të paradigmës, pasojat e të cilit janë të vështira për t’u parashikuar në afat të gjatë. Mosbesim dhe ndarje, politika konfrontuese dhe logjika e lojës me shumë zero po mbizotërojnë mbi qasjen bashkëpunuese ndaj sigurisë që është në zemër të angazhimeve gjithëpërfshirëse të OSBE-së dhe parimeve që shtetet e saj pjesëmarrëse kanë nënshkruar lirisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

OSBE-ja duhet të vazhdojë të luajë një rol vendimtar në situatën aktuale të sigurisë. Si organizata e parë ndërkombëtare që iu përgjigj krizës në Ukrainë, OSBE-ja ka demostruar aftësinë për të përmbushur përgjegjësitë e saj në kuadrin rajonal në bazë të kreut VIII të Kartës së OKB-së.

OSBE-ja ka gjetur konsensus për shumë iniciativa kryesore mbi konfliktin në dhe rreth Ukrainës. Lancimi i projektit kombëtar të dialogut në Ukrainë, vendosja e Misionit të Posaçëm të Monitorimit dhe Misionit të Vëzhgimit, dhe pjesëmarrja në Grupin Trilateral të kontaktit, janë shembulli më i dukshëm i aftësisë së OSBE-së për të nisur veprime kolektive edhe gjatë një krize shumë përçarëse.

Këto demonstrojnë edhe një herë pikat e forta e të qëndrueshme dhe avantazhet e OSBE-së si një nga platformat më të mira për të kapërcyer ndarjen në rritje midis Lindjes e Perëndimit dhe lehtësuar zgjidhje bashkëpunimi në Europë. Ajo ka rikonfirmuar në mënyrë të qartë rëndësinë e vazhdueshme për Sigurinë Europiane.

Znj. Dade theksoi se OSBE-ja duhet të mbetet forumi kryesor evropian për dialog politik, vendi kryesor për të diskutuar në mënyrë të hapur e transparente shqetësimet e tyre kryesore të sigurisë. Megjithatë, rindërtimi i besimit nuk mund të arrihet në dëm të angazhimeve tona themelore dhe të parimeve të Aktit Final të Helsinkit.

Procesi i integrimit rajonal në zonën e OSBE-së – i realizuar në përputhje me parimin që njeh të drejtën e shteteve sovrane për të krijuar lirisht aleanca dhe për të qenë pjesë e grupeve të ndryshme politike dhe ekonomike, duhet të shihet si një kontribut konkret në realizimin e objektivave të përcaktuara nga dokumentet themelore.

Dimensioni njerëzor duhet të mbetet në thelb të konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë të OSBE-së, duke qenë se hendeku midis angazhimeve përkundrejt dimensionit njerëzor dhe zbatimit të tyre vjen duke u rritur roli i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së merr rëndësi edhe më të madhe.

ME TE LEXUARAT